News That Matters

Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë

Në dy vjetët pandemike 2020 dhe 2021, Qeveria Federale ka mbështetur si sportin masiv, ashtu edhe sportin ekipor profesional me paketa financiare, transmeton . Falë kësaj ndihme, e cila ka mbërritur në rreth gjysmë miliardi franga zvicerane, u parandalua dobësimi i strukturave të sportit zviceran.

Megjithatë, rishikimet nga Baspo (Zyra Federale për Sport) tani kanë zbuluar, ndër të tjera, se pagesat për klubet në Ligën Zvicerane të Futbollit nuk korrespondonin gjithmonë me qëllimet e paketave të stabilizimit në favor të sportit në vitin 2020 dhe 2021.

Për shembull, klubet kanë përdorur para nga paketa për dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid 19, të cilat duhet t’i kishin mbuluar nga kontributet e “A-Fonds-perdu” që u janë dhënë atyre nga Qeveria Federale.


Qeveria Federale po kërkon tani kontributet e tepërta për vitin 2021, të vlerësuara në rreth katër milionë franga. Organizatat si Swiss Olimpic, Federata e futbollit dhe klubet e interesuara tani duhet të gjejnë një zgjidhje së bashku.

Baspo nuk kërkon shlyerje nga klubet për paketën e stabilizimit të vitit 2020 për shkak të situatës së komplikuar, por ajo vjen në një përfundim tjetër sa i takon vitit 2021.

div.meta-author { display:none; }