
13/10/2021 10:34
ShSKUK ka njoftuar se një shtetase afgane ka sjellë në jetë një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimi, 28 vjeçarja ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë mashkullore përmes operacionit dhe i njëjti peshon 3.7 kilogramë.
“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë”, thuhet në njoftim, trasmeton “Radio-Ylberi”