News That Matters

Shtëpia e Bardhë: Ne nuk do të hyjmë në luftë me Rusinë

23/02/2022 23:43

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka përsëritur se SHBA-ja nuk do të hyjë në luftë me Rusinë, edhe nëse ajo kryen një pushtim të plotë të Ukrainës.

“Ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë apo vendosjen e trupave ushtarake në terren në Ukrainë, duke luftuar Rusinë,” tha ajo.

Një gazetar pyeti nëse kjo qëndron edhe nëse Rusia “merr të gjithë Ukrainën”, ajo u përgjigj:

“Kjo është disa hapa më poshtë, por ajo që do t’ju them është se presidenti ka qenë kristal i qartë dhe i qëndrueshëm – ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë.”

div.meta-author { display:none; }