
MË: 24.08.2021 10:10
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar për dhunë në familje.
Policia ka bërë të ditur se një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.
Tutje, në Fushë Kosovë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person, pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.