News That Matters

ShSKUK:Pesë pacientë të hospitalizuar me COVID-19

10/12/2021 09:15

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pesë pacientë janë të hospitalizuar me COVID-19.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se edhe 30 të tjerë janë në trajtim si raste pas COVID-19.

“Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, katër pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, dy pacientë

Spitali i Pejës, tre pacientë

Spitali i Ferizajt, dy pacientë

div.meta-author { display:none; }