News That Matters

ShSKUK:37 pacientë të shtrirë nëpër spitale

13/11/2021 13:32

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nëpër klinikat e këtij institucioni janë të shtrirë 37 pacientë.

Prej tyre 13 janë pozitivë me koronavirus.

“37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme.13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

div.meta-author { display:none; }