
14/01/2022 13:13
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 36 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se janë edhe 25 persona të tjerë postCOVID.
“Bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 25 të tjerë postCOVID.Me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, një pacient
Klinika e Pediatrisë, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, gjashtë pacientë
Spitali i Pejës, shtatë pacientë
Spitali i Gjakovës, pesë pacientë
Spitalit Mitrovicës, tre pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë