News That Matters

SHSKUK: Nëntë pacientë me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor

27/12/2021 12:25

Nëntë pacientë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post COVID.

Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, katër pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient i spitalizuar;

Spitali i Prizrenit, katër pacientë;

Spitali i Gjakovës, një pacient;

Spitali i Pejës, një pacient;

Spitali i Ferizajt, një pacient.

div.meta-author { display:none; }