
22/12/2021 10:33
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke marrë trajtim mjekësor 42 pacientë, nga këta pacientë 11 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 31 të tjerë janë post-Covid.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, dhjetë janë me oksgjenoterapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient;
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Pejës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.