
08/12/2021 10:13
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtim mjekësor 38 pacientë.
Nga këta pacientë nëntë janë pozitiv me COVID-19 si dhe 29 pacientë të tjerë janë që kanë kaluar virusin.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksgjeno terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka një pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni;
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë;
Spitali i Pejës, 3 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.