News That Matters

ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga COVID-19

24/01/2022 13:03

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 158 pacientë po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, shkruan “Radio-Ylberi”

Sipas ShSKUK-së prej tyre 124 janë të konfirmuar me COVID-19, nga të cilët 50 me oksigjeno-terapi dhe katër në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, transmeton Klankosova.tv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 48 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 0 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë” thuhet në një postim në Facebook të ShSKUK-së.

Kurse sa i përket spitaleve të përgjithshme, në atë të Gjakovës po trajtohen më së shumti pacientë, 13, në atë të Mitrovicës janë 11, në Ferizaj nëntë, gjashtë në Spitalin e Gjilanit dhe nga pesë në të Prizrenit dhe Ferizajt.

div.meta-author { display:none; }