
06/06/2022. 09:52
Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luajë ndaj Islandës, në kuadër të grupit 2 në Ligën B.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvoellur”, me fillim nga ora 20:45.
Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët e para ndaj Islandës, derisa të njëjtin synim kanë edhe vendasit, që ta nisin këtë kampanjë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Deri më tani këto dy Kombëtare kanë zhvilluar shtatë ndeshje, derisa asnjëherë përballjet nuk kanë përfunduar me barazim.
Shqipëria ka tri fitore, teksa Islanda katër sosh.