
10/05/2022. 23:17
Shqipëria nuk është kualifikuar për në finalen e Eurovisionit për edicionin e vitit 2022.
Ronela Hajati me “Sekret” nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga juria profesionale edhe publiku në Evropë për të marrë pjesë në finalen e së shtunës.
Shtetet që kanë siguruar vendet për finale janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.
Tradicionalisht, gjashtë shtete automatikisht parakualifikohen për finalen e madhe. E quajtura 5-shja e madhe – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuara – dhe shteti mikpritës.