
01/06/2022. 10:08
Shqipëria nga sot udhëheq presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e marrjes së kësaj presidence 30 ditore, do të mbajë një fjalim rasti.
Një ditë më parë Rama u prit nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si anëtar jo i përhershëm.
Rama, i shoqëruar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes nga Shqipëria të presidencës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.