
12/10/2021 23:12
Shqipëria ka shuar ëndrrat për kualifikim në Kupën e Botës edhe pse matematikisht është ende në lojë.
Kuq e zinjtë janë mposhtur nga Polonia në “Air Albania” me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në lojë e shënoi Swiderski në minutën e 77-të.
Loja u ndërpre për disa minuta pas shënimit të golit pasi që tifozët gjuajtën gjësende në drejtim të polakëve.
Polonia del në vendin e dytë me 17 pikë derisa Shqipëria është e treta me 15 pikë.