
06/06/2022. 22:49
Shqipëria e nis me një barazim 1-1 ndaj Islandës edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do ta nisnin më mirë pjesën e parë, por një gabim ne fillimin e pjesës së dytë do të ndikonte jo pak.
Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, teksa pas një aksioni shumë të mirë të Abrashit nga krahu i djathtë, Taulant Seferi është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
Islanda përpiqet të reagojë por goli do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 48-të, Thorsteinsson përfiton në mënyrën më të mirë duke mposhtur portierin Berisha. Më pas ndeshja është e qetë me pak shanse shënimi. Reja aktivizoi edhe Vrionin e Balajn, por asgjë nuk ndryshoi në rezultatin e duelit.