
Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.




Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtyre krismave dhe ka mësuar se ato janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët.
“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.