News That Matters

Shkollat në Skënderaj kalojnë në mësim online pas rritjes së numrit të rasteve me COVID

24/01/2022 16:34
Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja me pandeminë të kthehet në normalitet, raporton “Radio-Ylberi”.

Nga kjo komunë kanë bërë të ditur se pas mbylljes së një institucioni parashkollor, janë mbyllur edhe shkollat e mesme.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.

Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet.

div.meta-author { display:none; }