News That Matters

Shkolla e Mesme e Mjekësise “Xheladin Deda” shënon 75 vjetorin

19/03/2022. 16:53

Data e sotme për shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë shënon 75 vite që nga themelimi i saj.

Me rastin e kësaj date shkolla organizoi aktivitete, me ç’rast pjesëmarrës ishte edhe Rifat Jashari.

Drejtoria e shkollës falenderoi të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kontribuan për shkollën.

Postimi i plotë:

Më 18.3.2022, u festua për 75 vjet jetë të SHMLM “”Dr. Xheladin Deda”. Këtë akademi edhe më shumë e madhështoi prania e kryefamiljarit të familjes emblematike të Jasharajve, bacit Rifat, të cilin e falënderojmë përzemërsisht!

Drejtori i shkollës i ndau mirënjohje familjes Jashari: Për kontributin madhor kombëtar e shtetëror.

Akademia u përcoll edhe me një program kulturo-artistik, me panairin tashmë tradicional të nxënësve në profilet mjekësore dhe shkencat tjera dhe gjithashtu edhe me nxjerrjen e numrit të 4-të të revistës shkolllore “Infermieria”

Drejtoria e shkollës falënderon të gjithë të pranishmit që ishin në këtë akademi dhe po ashtu edhe të gjithë që kontribuan për organizimin e saj.

Suksese tutje për të gjithë!

Drejtoria e shkollës



div.meta-author { display:none; }