News That Matters

Shkolla e mesme e lartë e mjeksise shpreh ngushëllime për nxënesin Flamur Hetemi

24/07/2022. 11:14
Shkolla e mesme e lartë e mjeksise ka shprehur ngushëllime për nxënesin që ka ndërruar jetë pas një semundje të rëndë . Përmes një postimi në Facebook kolektivi i shkollës jan shprehur se Flamurin do ta kujtojnë përherë me butësinë, ndjeshmërinë, çiltërsinë, devotshmërinë; do ta kujtojmë me dëshirat dhe ëndrrat e tij, e posaqërisht do ta kujtojmë me vrullin dhe dashurinë e madhe për jetën të cilën e deshti aq shumë, por, që sëmundja e kobshme ia vrau ëndrat, dëshirat dhe ia shkurtoi rrugëtimin drejt kreshtave të dijes.

Postimi i plotë

Përkujtim

Të nderuar e të respektuar shfletues të kësaj faqeje,

Sot, më 23.7.2022, me pikëllim të madh dhe të trishtuar, në moshën 18 vjeçare, përcollëm nga kjo botë për në amshim nxënësin e shkollës sonë, Flamur Behxhet Hetemi, i cili pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë dy ditë më parë, duke thyer zemrat e familjarëve, miqve, farefisit e të shumë bashkëmoshatarëve të tij, në veçanti të shokëve të gjeneratës së tij me të cilët para dy muajsh festoi maturën.

Flamuri vjen nga familja atdhedashëse e heroinës së kombit, Fatime Hetemi, e rënë në altarin e lirisë në luftën e fundit në Kosovë dhe ishte djali i vetëm i veteranit të UÇK-së, Behxhet Hetemi.

Flamurin e kujtojmë me mall e me dhimbje, e kujtojmë me brishtësinë e tij prej një djali të buzëqeshur, që kurrë nuk diti të lëndojë kënd. Flamuri i dashur për të gjithë, si për mësuesit e tij ashtu edhe për shokët. Ai, diti vetëm të përshfaqë edukatën familjare, kulturën prej një nxënësi të shkëlqyer, prej një fëmiu që e donte jetën dhe që kishte ëndrra për të.

Flamurin do ta kujtojmë përherë me butësinë, ndjeshmërinë, çiltërsinë, devotshmërinë; do ta kujtojmë me dëshirat dhe ëndrrat e tij, e posaqërisht do ta kujtojmë me vrullin dhe dashurinë e madhe për jetën të cilën e deshti aq shumë, por, që sëmundja e kobshme ia vrau ëndrat, dëshirat dhe ia shkurtoi rrugëtimin drejt kreshtave të dijes.

Flamuri do të mbetet vrragë në zemrat e secilit që e ka njohur dhe do të mbetet përherë në kujtesën tonë.

U prehsh në parajsë Flamur!

E kujtojnë me mall, drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët humbën një nga shokët më të mirë dhe më të dashur të tyre!

P.S. Ngushëllime, familjes, miqve, farefisit dhe shokëve të të ndjerit!

Drejtoria e shkollës

div.meta-author { display:none; }