
Sot është dië më e ngrohtë, por ka mundësi edhe për riga lokale shiu.

30.09 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
1.10 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten mundësi për të reshura shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.
2.10 – Kryesisht me diell.
3.10 – Vransira në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, të dielen edhe në 8C. Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 23C, por që deri të hënën zbresin në 18C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 2-9m/s, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veri-veriperëndim.
Shtypja atmosferike në rënie nën vlera normale ditën e nesërme, më pas gradualisht në rritje.
