News That Matters

Shfaqja “Katër Epoletat” rrëmben tri çmimet kryesore të Festivalit “Aktori i Evropës” në Prespë të Maqedonisë së Veriut

Me dt 11.07.2022 përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Aktori i Evropës”.
Për gjashtë ditë të festivalit në mesin e shfaqjeve ishte edhe shfaqja “Katër Epoletat” të cilën e punoi regjisori i njohur prof Haqif Mulliqi në Teatrin e Qytetit ,,Muharrem Qena”në Mitrovicë në dhjetor 2021 me një kastë të mrekullueshme të aktorëve: Ismet Azemin, Basri Lushtakun dhe Adem Zhitopotokun.
Nata e fundit shënoi një moment të jashtëzakonshëm, ngase juria profesionale e festivalit, me në krye aktorin më të madh maqedonas, Meto Jovanovski vendosi që tri çmimet kryesore t’ua ndajë regjisorit dhe aktorëve të shfaqjes,,Katër Epoletat”

Ismet Azemit, çmimin kryesorë të festivalit: AKTORI I EVROPËS 2022

Basri Lushtakut, çmimin për aktrim: DIONISI I PRESPËS 2022

Regjisori Haqif Mulliqi çmimin REGJISORI MË I MIRË I FESTIVALIT 2022.

Në fund, një falenderim të veqant nga regjisori Haqif Mulliqi për drejtoreshën e DKRS znj.Valdete Idrizi për mbështetje të shfaqjes si dhe z. Sabit Sheremeti Ud. Drejtor i Teatrit për përkushtimin e tij të jashtzakonshëm.

Ud. Drejtori i teatrit Sabit Sheremeti falenderon Kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza për mbështetjen që është duke i dhënë teatrit dhe ia dedikon të gjitha meritat për të arriturat në Festival sepse është duke e mbështetur Teatrin në të gjitha kërkesat dhe udhëtimet mbrenda dhe jasht vendit!

div.meta-author { display:none; }