News That Matters

Shërbyesit civilë janë takuar me kryeministrin Kurti

03/12/2021 13:00

Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Arlinda Bajraj, nga Sindikata e punëtorëve të ATK-së, tha se shkresat i kanë dërguar Qeverisë kërkesë që të përfshihen në diskutimet për Ligji për Paga, Ligji për Shërbyes civil e tema të tjera në interes të tyre.

Për këto kërkesa ajo tha se kanë marrë zotim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Na premtuam që do të bëjmë dialog në ditët në vijim dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të realizimit të kërkesave”.

Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga mistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se Qeveria u ka premtuar se do të ketë dialog social e se do to zgjidhin të gjitha çështjet të cilat janë adresuar qe një kohë të gjatë.

“Unë besoj në bazë të takimit që e përfunduam që fryma ekziston që të ketë bashkëbisedim”.

Tutje, Sefaj tha se nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria në këtë drejtim, veprimet sindikale do të jenë të nevojshme./EO

div.meta-author { display:none; }