News That Matters

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Për nder të 12 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë ndarë mirënjohje për punëtorët shëndetësorë të pensionuar në 12 muajt e fundit në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Mitrovicës, si shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në Kujdesin Primar Shëndetësor.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani dhe kryeinfermierja e QKMF-së, Meleke Morina, uruan infermierët dhe punëtoret shëndetësorë për Ditën e Infermierisë ndërsa punëtoret e pensionuara i falënderuan për kontributin e tyre shumëvjeçar në shëndetësi.

Ndërsa, stafi mjekësor falënderuan Drejtorinë për Shëndetësi dhe Komunën e Mitrovicës për përkrahjen e vazhdueshme, përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin e plotë të kontratës kolektive në dhënien e pagave jubilare dhe pagave shtesë me rastin e pensionimit.

div.meta-author { display:none; }