
06/02/2022 21:50
Në rrugën Shemsi Ahmeti në Mitrovicë shenja që tregon rrugën për tek muzeu i qytetit është e vendosur gabimisht.
Kjo pasi që muzeu gjendet në anën e djathtë të rrugës, e për qytetarët vendosja e shenjës në këtë mënyrë nuk i orienton por i çorienton.
Nga komuna e Mitrovicës bënë me dije se shenja i referohet muzeut të qytetit e që është vendosur nga pushteti paraprak dhe që ky problem do të zgjidhet së shpejti.
Televizioni Klan ka kontaktuar edhe ish drejtorin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës, Naser Muja, por i njëjti nuk ishte i qasshëm gjatë ditës.