
Ambasadorit Michael Davenport, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka konfirmuar mbështetjen për parimin e shprehjes së vullnetit të lirë të njerëzve, qoftë përmes kutisë së votimit qoftë përmes mediave, si bazë e autoritetit të çdo forme të qeverisjes, trasmeton “Radio-Ylberi”
Siaps shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorit Michael Davenport,Dita Botërore e Demokracisë ka të bëjë edhe me lirinë e gazetarëve për ta kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt,indetifikimin e lajmeve të rreme si dhe fuqizimin e grave për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, dukuri kjo që u rrit gjatë pandemisë COVID-19.
“Duhet të dëgjohen të gjithë zërat, qoftë në zgjedhje të lira, qoftë përmes pjesëmarrjes së publikut në procese vendimmarrëse, veçanërisht grave dhe të rinjve, për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe për transparencë më të lartë të institucioneve.
Gjatë 12 muajve të fundit, misioni ynë ka lehtësuar aktivitete të shumta që nxisin pjesëmarrjen e publikut dhe përmirësojnë komunikimin dhe transparencën e institucioneve me publikun.
Pjesëmarrja publike është gjithashtu pjesë qenësore e angazhimeve të institucioneve të sigurisë publike për të forcuar policinë në bashkësi, partneritet ky mes publikut e policisë që identifikon rreziqet e mundshme të sigurisë dhe i parandalon ato në nivelin bazë” thuhet tutje në komunikatën e Misionit të OSBE-së në Kosovë.