
18/11/2021 21:49
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se një nga temat më të dhimbshme në Kosovë vazhdon të jetë ajo e personave të zhdukur.
Ai kështu deklaroi sot derisa mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”.
“Çështja e të pagjeturve në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, e cila më la mbresa të thella”,ka thënë Szunyog në Twitter.