News That Matters

SHBA: Shkon mbi 642 mijë numri i viktimave nga Covid-19

03.09.2021 07:14

Ka shkuar në 642 mijë e 93 numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 1 mijë 970 viktima janë raportuar vetëm gjatë 24 orët e fundit sipas universitetit John Hopkins.

LEXO edhe: 

OBSH: Mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 39,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,38 milionë raste të konfirmuara dhe 66.036 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 205,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, kurse mbi 174,6 milionë dozën e dytë.

div.meta-author { display:none; }