News That Matters

SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për disa njerëz të me imunitet të dobët.

“FDA po monitoron nga afër të dhënat, nga studimet që po bëhen nëse duhet të administrohet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër COVID-19 për individët me imunitet të komprometuar, agjencia, së bashku me CDC, do të vlerësojnë opsionet e mundshme për këtë çështje dhe do të ndajnë informacion në të ardhmen e afërt.”,” tha një zëdhënës i FDA për CNN.

Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit e Johns Hopkins gjeti se njerëzit e vaksinuar me imunitet të dëmtuar kanë 485 herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital ose të vdesin nga Covid-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme që është e vaksinuar.

Bazuar në një vlerësim të CDC, rreth 9 milionë amerikanë janë me imunitet të komprometuar, ose për shkak të sëmundjeve që kanë ose ilaçeve që marrin. Dihet prej muajsh që vaksinat kundër Covid-19 mund të mos funksionojnë mirë për këtë grup, raporton CNN.

Shpresa ishte që përqindjet e vaksinimit në përgjithësi do të ishin aq të larta në mënyrë që “tufa” t’i mbronte ata. Por nuk funksionoi në atë mënyrë, sepse rreth një e treta e njerëzve të kualifikuar në SHBA nuk kanë marrë as një dozë të një vaksine kundër COVID-19.

div.meta-author { display:none; }