News That Matters

SHBA ka lëshuar pasaportën e parë me “X” për personat që s’duan ta identifikojnë veten si burrë ose grua

28/10/2021 10:00

Departamenti i Shtetit amerikan ka njoftuar se ka lëshuar pasaportën e parë me shenjën “X” që është krijuar për personat që nuk dëshirojnë të idenfikohen si burrë apo grua.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi në qershor se shenja X do të ofrohet si opsion në pasaporta, pas vendeve të tjera duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë dhe Indinë, të cilat tashmë ofrojnë një gjini të tretë në dokumente, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nuk e ka identifikuar personin e parë që e kishte marrë këtë pasaportë, por organizata e të drejtave civile Lambda Legal tha se ishte Dana Zzyym, shkruan Reuters.

“Për pak shpërtheva në lot kur hapa zarfin, nxora pasaportën time të re dhe pashë “X” të vulosur me guxim te vendi i gjinisë”, tha Zzyym.

“U deshën gjashtë vjet që të kem një pasaportë të saktë, një pasaportë që nuk më detyron të identifikohem si mashkull apo femër, por e di se nuk jam asnjëra, është çliruese”.

div.meta-author { display:none; }