News That Matters

ShBA-ja: Ndihemi të nderuar që Kosova shpalli ditë zie për Madeleine Albright

25\03\2022 19:37

ShBA-ja ka thënë se ndihet e nderuar që Kosova e ka vlerësuar kontributin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke shpallur ditën e sotme ditë zie.

Ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Kosova e nderon kujtimin e Albright me punën e përditshme për forcimin e demokracisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vlerësuar kontributin e Madeleine Albright për Kosovën, duke e shpallur ditën e sotme ditë zie. Ju vazhdoni ta nderoni kujtimin e saj çdo ditë përmes punës suaj për ndërtimin e një demokracie të suksesshme dhe multietnike”, thuhet në cicërimën e tij në Twitter.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e premte ditë zie, në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, e cila vdiq para dy ditësh në moshën 84-vjeçare.

div.meta-author { display:none; }