
02\03\2022 22:51
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për një raund të ri të sanksioneve ndaj Rusisë duke targetuar 22 “subjekte ruse të lidhura me mbrojtjen”, derisa kjo e fundit po vazhdon sulmet mbi Ukrainën.
Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë “kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme elektronike të luftës”, tha Blinken në konferencë për media në Departamentin e Shtetit, derisa shtoi se “sistemet që përdoren tani për të sulmuar popullin ukrainas abuzojnë të drejtat e njeriut dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare”.
Blinken njoftoi gjithashtu se do të ketë kontrolle të eksportit në Bjellorusi “për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e zgjedhur të presidentit rus, Vladimir Putin”.