
06/02/2022 19:39
Ambasada e ShBA-së në Kiev ka bërë të ditur se Amerika e ka bërë furnizimin e tetë të ndihmës për sigurinë për Forcat e Armatosura të Amerikës.
Kjo ndihmë, përfshin më shumë se 80 tonë ndihma, dhe sipas njoftimit ky kontingjent nuk do të jetë i fundit.
“Jini të sigurt: ne qëndrojmë krah për krah me Ukrainën, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se tash e disa ditë, tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në pikun më të lartë, pasi rusët janë mobilizuar për një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës.