
11/04/2022. 19:03
Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës.
Në një publikim të hënën, OFAC njoftoi për vendosjen në listën e të sanksionuarve për vepra korrupsioni të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor, raporton Paparaci.
Në listën e shtatë personave të sanksionuar figurojnë dy shqiptarë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.
Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.
Në mesin e tyre ndodhen pesë emra shqiptarë.