News That Matters

SHBA “fiton” ndaj Rusisë në OKB, mbledhja do të jetë e hapur

22/02/2022 1:23
SHBA duket se ka korur fitoren e parë ndaj Rusisë sa i përket zhvillimeve rreth Ukrainës.

Pak më parë u raportua se Rusia, si udhëheqësja aktuale e Këshillit të Sigurimit, ka vendosur që mbledhja rreth Ukrainës të jetë e mbyllur.

Kjo gjë u kundërshtua nga SHBA dhe aleatët dhe kjo duket se ka pasur sukses.

The Guadian konfirmon se pas disa përballjeve në prapaskena, kjo mbledhje do të jetë e hapur, ashtu siç u kërkua nga SHBA.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, ka raportuar Reuters, duke cituar një diplomat rus.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para të hënen mbrëma dërgimin e trupave në Donetsk dhe Luhansk, dy territore të Ukrainës lindore, të cilat u shpallen si entitete të pavarura nga Rusia.

U raportua edhe se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se do të merren hapa konkret pas këtij vendimi të Kremlinit.

“Njohja nga Kremlini e të ashtuquajturave “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk” si të “pavarura” kërkon përgjigje të shpejtë dhe të vendosur, dhe ne do të ndërmarrim hapat adekuatë në koordinim më partnerët tanë”, tha ai nëpërmjet Twitter. /Express/

div.meta-author { display:none; }