
Serbët e veriut sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Milic”, të cilët humbën jetën gjatë kampanjës së NATO-s në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, e ka quajtur kampanjën e NATO-s si të keqe të paskrupulltë, dhe duket sikur pranon humbjen e Kosovës nga Serbia.
“Të përballur në Kosovë me të keqen e paskrupulltë të aksionit ajror të NATO-s në tërë territorin e atëhershëm të Jugosllavisë, duke përdorur forcën, dhe duke mos marrë parasysh të drejtën dhe drejtësinë, është vënë në pyetje humbja e territorit dhe njerëzve, zhdu e shtetit serb, lirisë, nderit, shpirtit serb, si dhe emrit dhe mbiemrit serb”, ka thënë Tajiq.