News That Matters

Serbët në veri lëshojnë alarmin e njohur si ‘usbuna’

31/07/2022. 18:38

Pikërisht një ditë para kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe. në veri është krijuar tollovi e madhe.

Ata kanë lëshuar alarmin e njohur si ‘usbuna’, i cili shërben për grumbullimin e serbëve të veriut.

Zhurma që po krijon ky alarm ka shqetësuar të gjithë qytetarët anë e mbanë Mitrovicës.

Pak më parë, shefi i të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

div.meta-author { display:none; }