News That Matters

Senati i Universitetit të Mitrovicës shkarkon me shumicë votash Dekanin e Fakultetit Juridik, Agron Bekën

Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ka shkarkuar sot me votë të fshehtë dekanin e Fakultetit Juridik të këtij universiteti, Agron Bekën.

Votimi për shkarkimin e dekanit Beka ka ardhur pas një mbledhjeje gjashtë orëshe të mbajtur sot.

Siç thonë këto burim, një ndër arsyet e shkarkimit të dekanit në fjalë është ankesa e studentëve për mosprezrencën e shpeshtë të tij në fakultet.

Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë

Për të njejtin ishte ankuar edhe Parlamenti Studentor të cilët iu patën drejtuar drejtuar Menaxhmentit të Universitetit “Isa Boletini”. Në ankesë thuhet se ka ankesa të shumta nga studentët për mos prezencën e Dekanit të Fakultetit Juridik kështu duke anashkaluar detyrat.

Dekani i deritashëm, Agron Beka ligjëron edhe lëndën “Taktika kriminalistike”, në këtë fakultet.

Beka është amtiv edhe me punë të tjera. Ai është edhe anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe biznesmen i njohur.

div.meta-author { display:none; }