News That Matters

Sekuestrohen 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike

15/01/2022 17:41

Policia i ka gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike, në Bllacë të Suharekës, më 13 janar.

Në njoftimin e PK-së thuhet se operacioni është kryer me ndihmën e ekipit të KEDS-it dhe zyrtarëve të Doganës.

“Për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. Po ashtu KEDS ka konstatuar se rryma ka qenë kyçje ilegale”.

“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }