News That Matters

Sekretari i NATO-s bisedon Kurtin e Vuçiqin

26/09/2021 15:54
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jans Stoltenberg, shkroi në Twitter që ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën në veri të Kosovës.

“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. “Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë,” shkroi Stoltenberg në Twitter

div.meta-author { display:none; }