News That Matters

Sejdijaj:Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave

29/11/2021 17:39
Gazetari,Shuquri Sejdijaj, ka komentuar zgjedhjen e Magdalena Andersson kryeministreshë e Suedisë.

“Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeverisë.” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Parlamenti suedez, Riksdagen sot zgjodhi prap Magdalena Andersson (S) kryeministre të vendit.
Nesër pritet që ajo të prezentoi përbërjen e re të qeverisë dhe deklaratën qeveritare.
Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeverisë.
Posti i kryeministrit në Suedi ka ekzistuar që nga viti 1876, atëherë kur Louis De Geer si politikan i pavarur u zgjodh kryeministri i parë i Suedisë. Që atëherë Suedia ka pasë edhe 32 kryeministra tjerë deri te koha e Stefan Löfven gjë që Magdalena Andersson zë vendin e 34 në këtë post.
Janë gjithësejt 60 vende në botë që kanë pasë një femër në krye të pozicioneve më të larta vendimmarrëse ndërkaq sot janë 26 vende në botë që udhëhiqen nga një grua.

div.meta-author { display:none; }