
06/07/2022. 17:21
Nesër në orën 10, do të vazhdojë seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Në rend dite të kësaj seance do të jenë miratimet e procesverbaleve nga seancat plenare të mëparshme por do të ketë edhe debat parlamentar për mosliberalzimin e vizave.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.