
10/06/2022. 12:09
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë.
Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Gëzohem që po vizitojë Kosovën si vendin e parë në turin tim dyditor në Ballkan. Kjo tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona”.
“E qartë është që marrëveshja në fund të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës pas është e paimagjinueshme që dy vende të nuk e njohin njëra tjetrin të jenë pjesë e BE-së. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të shkojë përpara”, tha Scholz.
Mes tjerash, Scholz tha se i dërguar i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.