
04\03\2022 17:26
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, në telefon dhe i ka kërkuar atij të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat, ku po zhvillohen luftime, shkruan BBC.
Gjatë bisedës njëorëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.