News That Matters

Scholz ateron në Kosovë, pritet nga Kurti

10/06/2022. 10:20

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka arritur në Kosovë ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Ai në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është duke u pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Scholz do të takohet vetëm me kryeministrin Kurti teksa më pas do të kenë konferencë të përbashkët për media.

div.meta-author { display:none; }