
14/10/2021 14:26
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar përmes një komunikate duke solidarizuar me sindikatën e policisë së Kosovës, ku këta të fundit dënuan ashëpr sulmet ndaj pjësëtarëve të policisë së Kosoëvs gjatë aksionit të djeshëm në Veri të Kosovës.
Edhe SBASHK-u ka dënuar sulmet mbi pjesëtarët e policisë, shkruan “Radio-Ylberi”
Reagimi i plotë:
SBASHK-u ka bashkëpunim të shkëlqyer me Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe gjithmonë u është gëzuar arritjeve dhe është ndjerë krenar me veprimet heroike të shumë pjesëtarëve të policisë sonë.
SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë dhe dënon ashpër sulmin e fundit ndaj pjesëtarëve të policisë sonë në veri të vendit dhe i bashkohet lutjes dhe urimit që policët e lënduar të shërohen sa më shpejt.
Policia e Kosovës gëzon respektin meritor të mijëra punëtorëve të arsimit, të cilët flasin me krenari për djemtë e vashat, që dikur ishin nxënësit tonë e tani qëndrojnë krenar në krye të detyrave duke ruajtur buzëqeshjen e fëmijëve dhe jetën tonë përmes angazhimeve e sakrificave sublime në përballje me ata që nuk e duan dritën, po janë shërbëtorë të errësirës.