
08/11/2021 12:55
Punëtorët shëndetësor protestuan para ndërtesës së qeverisë me kërkesën për procesdimin e Projektligjit për Paga.
Pjesë e proteste ishte edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili poashtu ishte në përkrahje të mantelbardhëve.
“Kam ardhur këtu që të sjellë mesazhin e mijëra punëtorëve të arsimit të cilët i bashkangjiten kësaj proteste”, tha Jasharaj.
Ai tha se Ligji i Pagave duhet të bëhet bë bashkëpunim me sindikatat, në të kundërtën do të ketë grevë në arsim.
“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse ligji nuk punohet bashkë me sindikatat dhe të fillojë në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva e humbje orësh, por për këto ne nuk jemi fajtor”.
“Lus qeverinë që të bashkohet dhe të flasë me ne, në mënyrë që ky shesh të mos jetë plot njerëz dhe në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet greva tri javore”, u shpreh Jasharaj.