
19/10/2021 11:11
799 mijë e 958 persona votuan në zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë nga 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote.
Në përqindje numri i qytetarëve që iu drejtuan kutive të votimin ishte 42.50 përqind, njofton Klankosova.tv.
Si rezultat i zgjedhjeve të 17 tetorit në 17 komuna u shënuan fitore të partive, kurse 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të votimit që pritet të mbahet më 14 nëntor.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë.