News That Matters

Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

28\04\2022 21:31

Dritan Abazoviq është kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

Para se të votohej si kryeministër nga Kuvendi i Malit të Zi, Abazoviq e ka propozuar kabinetin e tij qeveritar.

Qeveria e drejtuar nga ai, brenda kabinetit të tij, do t’i ketë dy ministra shqiptarë.

Ministrinë e Administratës Publike do ta drejtojë Marash Dukaj.

Ndërkaq, ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të drejtohet nga Fatmir Gjeka.

Nga 45 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, 42 votuan pro që Dritan Abazoviq të jetë kryeministër i Malit të Zi, ndërkaq tre ishin kundër.

div.meta-author { display:none; }