News That Matters

Rusia shpall Shqipërinë shtet jomiqësor

07/03/2022 15:17

Qeveria e Rusisë e ka miratuar një listë të shteteve jomiqësore në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas TASS në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin, shkruan Abcnews.al.

Arsye për këtë hap të ndëmarrë nga shteti rus janë sanksionet që këto shtete i kanë ndërmarrë për t’iu kundërpërgjigjur për sulmet në Ukrainë.

Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve.

Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla.

Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj).

Kjo është një kundërpërgjigje që Rusia bën ndaj shteteve të mësipërme duke bërë që borxhet t’ua paguajë në Rubla dhe jo dollar apo euro/Abcnews.

div.meta-author { display:none; }